Telefonata mes Melonit dhe Papa Leonit, udhëheqësi i Kishës Katolike konfirmon se Vatikani është i gatshëm të mbajë negociatat Ukrainë-Rusi

Telefonata mes Melonit dhe Papa Leonit, udhëheqësi i Kishës Katolike konfirmon se Vatikani është i gatshëm të mbajë negociatat Ukrainë-Rusi

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni foli në telefon me Papën Leonin XIV të martën, gjatë së cilës papa i ri konfirmoi se Vatikani është i gatshëm të presë bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë. Telefonata pasoi telefonatat e kryeministres italiane me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe një numër udhëheqësish evropianë. Kryeministrja italiane falënderoi papën dhe shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përpjekjet e tij të vazhdueshme në favor të paqes në botë. Që në ditët e para të marrjes së detyrës Papa Leoni XIV vetëofroi Vatikanin si vendin ku mund të mbahen negociatat e ardhshme për të arritur paqen...
Burimi: Top-Channel.tv