Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Telefonata me Tedi Blushin pas orarit të lejuar, Meta dënohet me 10 ditë për të mos frekuentuar palestrën e burgut
👁10714
Komisioni Disiplinor i Burgut 313 ka dënuar Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke i ndaluar atij për 10 ditë frekunetimin e aktiviteteve sportive. Shkak është bërë një telefonatë që Meta ka bërë me sekretarin e Përgjithshëm, Tedi Blushi përtej orarit të lejuar. Dënimi i Metës është konfirmuar edhe nga vetë Blushi, që e ka quajtur një vendim krejtësisht qesharak. “Partia e Lirisë dënon me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe të lirinë dhe të drejtën e...