Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Telefonata Erdogan-Trump, zyrtarët turq: Presidenti turk e ftoi homologun e tij amerikan për vizitë në Ankara
👁8595
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ftoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Ankara gjatë një telefonate mes dy liderëve, njoftoi Drejtoria e Komunikimit të Turqisë. Gjatë takimit, sipas të njëjtit njoftim, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe SHBA-së, si dhe çështjet rajonale dhe globale. Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të nxitur bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në shumë fusha, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes. Sipas njoftimit të presidencës turke, Erdogan shmangu përsëritjen e kundërshtimeve turke ndaj rolit të SHBA-së në Siri, duke mirëpritur përpjekjet e tyre për të lehtësuar sanksionet kundër Sirisë....