Telashe të tjera për Granit Xhakën, Zvicra e lë jashtë Kombëtares! Rrezikon edhe burgun, shkak certifikata e COVID-it

Telashe të tjera për Granit Xhakën, Zvicra e lë jashtë Kombëtares! Rrezikon edhe burgun, shkak certifikata e COVID-it

Telashe të reja për futbollistin Granit Xhaka. Kapiteni i Zvicrës nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ndërsa në fillim të tetorit do të merret në pyetje nga Prokuroria e Luzernit për çështjen e certifikatës së vaksinimit Granit Xhaka përballet me një situatë të pazakontë dhe serioze ligjore në Zvicër, ndërsa pas zhvillimeve të fundit kapiteni i përfaqësueses zvicerane është lënë jashtë grumbullimit të Kombëtares për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Xhaka është nën hetim nga Prokuroria e Luzernit për çështjen e një certifikate vaksinimi kundër COVID-19. Hetimi synon të përcaktojë nëse është kryer vepër penale në lidhje me përfitimin e një dokumenti të rremë apo falsifikimin e dokumenteve. Rasti mori një tjetër kthesë të hënën, pasi vetë Xhaka...