Pochettino: Drejt Lisbonës për t’u rikthyer në rrugën e duhur, të gjithë kanë dëshirën për të luftuar
25 Nëntor 2026 8:59 Telesport Manchester United kërkon një reagim të menjëhershëm pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Liverpool në kampionat. Ndeshja në transfertë kundër Sporting Lisbona në Champions League është një takim vendimtar për Mauricio Pochettino. Ai ka për detyrë ta nxjerrë ekipin e “Djajve të Kuq” nga një periudhë tejet e vështirë. Trajneri argjentinas po përgatitet për ndeshjen e tij të parë evropiane në krye të skuadrës angleze, me synimin për të arritur një rezultat pozitiv dhe, mbi të gjitha, për të rikthyer një ndjesi stabiliteti. Fokusi kryesor para ndeshjes në Portugali është aftësia e ekipit për t’iu përgjigjur vështirësive. Pochettino u kishte dërguar tashmë një mesazh të qartë lojtarëve të tij pas humbjes ndaj Liverpool: “Mbajeni kokën lart. Duhet të punojmë dyfish...
Burimi:
telesport.al