Hysa mbërrin në Duseldorf për sfidën me Kabayel: Dua ta mposht dhe më pas të përballem me Tyson Fury
Nelson Hysa ka një vizion. Ai dëshiron të rrëzojë nga froni Agit Kabayel, të fitojë titullin botëror të peshave të rënda në versionin WBC dhe më pas të përballet me boksierin e tij të preferuar, Tyson Fury. Hysa, i pamposhtur në 25 ndeshje profesionale, sfidon Kabayel këtë të shtunë për kampionatin botëror të peshave të rënda WBC në Duseldorf. Boksieri shqiptar i ka arritur 23 nga këto fitore me nokaut dhe synon të shkaktojë një surprizë ndaj gjermanit. I njohur për goditjet e tij të fuqishme, Hysa u shpreh në një intervistë për “Sky Sports”: “Nokauti ka qenë pjesë e imja që nga dita e parë kur nisa boksin. Për këtë duel kundër Kabayel po përgatitem të zhvilloj sa më shumë raunde cilësore, sepse e...
Burimi:
telesport.al