Kompany para sfidës me Lille: Do të zbresim në fushë pa “artilerinë e rëndë”, na mungojnë 130 gola
Kriza në repartin e sulmit te Bayern Munich është tema kryesore në prag të ndeshjes së Champions League, në transfertë kundër Lille. Vincent Kompany theksoi sfidat me të cilat përballet skuadra bavareze para këtij takimi evropian, duke përdorur një statistikë domethënëse për të ilustruar ndikimin e mungesave aktuale. “Sezonin e kaluar shënuam rreth 180 gola. Tani, 130 prej tyre mungojnë“, tha Kompany. Kjo është një referencë e qartë për numrin e lojtarëve të sulmit që nuk janë të disponueshëm, veçanërisht Harry Kane dhe Michael Olise, të dy elementë thelbësorë në skemën taktike të trajnerit belg. Pavarësisht këtyre vështirësive, Kompany këmbëngul se situata nuk duhet të shërbejë si justifikim. “Ajo që kemi në dispozicion tani, mbetet sërish Bayern Munich,” theksoi trajneri, duke riafirmuar besimin e tij...
Burimi:
telesport.al