Telashe për Presidentin e PSG, nis hetimi në Francë për konflikt interesi
Presidenti i Katarit dhe i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, po hetohet në Francë për dyshime mbi konflikt interesi. Hetimi u bë publik nga gazeta sportive L’Équipe. Hetimi paraprak lidhet me dy rolet e tij të dyfishta: si drejtues i klubit francez PSG dhe i beIN Media Group, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si janë menaxhuar të drejtat televizive të kampionatit francez të futbollit me Ligën Franceze të Futbollit.
Burimi:
gijotina.com