Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Teksas, arrin në 50 numri i viktimave nga përmbytjet, përfshirë 15 fëmijë
Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Teksasit, konfirmuan autoritetet, me disa fëmijë ende të zhdukur nga një kamp veror në qarkun Kerr, në veriperëndim të San Antonios. ”Në të gjithë shtetin, të paktën 50 persona humbën jetën në lidhje me përmbytjet që goditën shtetin të premten në mëngjes”, raportuan mediat amerikane. “Kemi gjetur 43 individë të vdekur në qarkun Kerr”, tha sherifi Larry Leitha në një konferencë për shtyp, dje në mbrëmje. “Midis këtyre, që kanë vdekur, kemi 28 të rritur dhe 15 fëmijë”, tha sherifi, duke shtuar se mbetjet...