Teksa ushtria ruse vijon sulmet në Ukrainë, i dërguari i posaçëm i Trump takon Vladimir Putin në Moskë

Teksa ushtria ruse vijon sulmet në Ukrainë, i dërguari i posaçëm i Trump takon Vladimir Putin në Moskë

Paqja është e paarritshme për Ukrainën për shkak të agresionit të vazhdueshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, theksuan të premten ministrat evropianë të mbrojtjes, edhe pse Shtetet e Bashkuara i shtynë përpara bisedimet me Moskën. Zyrtari i lartë i administratës Trump, Steve Witkoff mbërriti në Shën Petersburg sot për një takim me presidentin rus Vladimir Putin, sipas mediave shtetërore ruse. Putin dhe Witkoff do të diskutojnë për Ukrainën, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke e quajtur atë “një mundësi të mirë” për të përcjellë qëndrimin rus te Trump. Një takim i mundshëm Putin-Trump mund të jetë gjithashtu në axhendë,...
Burimi: Top-Channel.tv