Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin
Një agjent i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga OpenAI ka arritur të dalë nga një mjedis i izoluar sigurie gjatë një testi, të lidhet me internetin dhe të komprometojë disa sisteme të platformës Hugging Face, e cila përdoret për shpërndarjen dhe ruajtjen e modeleve dhe aplikacioneve të inteligjencës artificiale. Ngjarja u konfirmua nga OpenAI, pasi Hugging Face raportoi se kishte përjetuar një sulm kibernetik të pazakontë, të kryer nga një sistem autonom i bazuar në inteligjencën artificiale. Sipas të dyja kompanive, incidenti ndodhi gjatë një testi sigurie që synonte të vlerësonte aftësitë e modeleve të OpenAI në fushën e mbrojtjes dhe sulmeve kibernetike. Gjatë testit, studiuesit kishin kufizuar disa nga mbrojtjet e zakonshme, në mënyrë që të shikonin se deri ku mund të shkonin këto...
Burimi:
javanews.al