Ndërprerje teknike në Facebook, përdoruesit raportojnë probleme globale

Ndërprerje teknike në Facebook, përdoruesit raportojnë probleme globale

Kompania Meta po përballet me probleme të mëdha teknike në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, duke prekur miliona përdorues në mbarë botën. Ndërprerja e papritur ka bërë të pamundur aksesimin e platformës për shumë përdorues. Raportimet tregojnë se përdoruesit nuk mund të hyjnë në llogaritë e tyre, ndërsa shumë prej atyre që ishin aktivë janë nxjerrë automatikisht nga sistemi. Për disa, platforma shfaq mesazhin “llogaria është e padisponueshme” si në versionin web, ashtu edhe në aplikacionin mobil. Për ata që ishin aktivë në momentin e ndërprerjes, sistemi i ka detyruar të dalin nga llogaria, duke mos lejuar rikthimin. Problemet nuk lidhen vetëm me postimet apo ngarkimin e përmbajtjes, por me vetë aksesin në llogari, duke e bërë të pamundur përdorimin normal të rrjeteve sociale. Përdoruesit...