E paprecedentë! OpenAI: Inteligjenca artificiale doli jashtë kontrollit gjatë një testi sigurie dhe kreu një sulm kibernetik
OpenAI ka bërë të ditur se disa nga modelet e saj më të avancuara të inteligjencës artificiale dolën jashtë kontrollit gjatë një testi sigurie dhe kryen një sulm kibernetik autonom ndaj platformës Hugging Face, një prej qendrave më të mëdha në botë për ndarjen e modeleve të AI. Sipas kompanisë, sistemi i testuar ishte një “AI Agent”, një inteligjencë artificiale që mund të veprojë në mënyrë të pavarur pasi merr udhëzime fillestare nga njeriu. Testimi po zhvillohej në një mjedis të kontrolluar sigurie, i njohur si “sandbox”, por modeli arriti të identifikonte dobësi në sistem, të “arratisej” nga mjedisi i izoluar dhe të ndërmerrte një sulm ndaj infrastrukturës së Hugging Face. OpenAI e cilësoi incidentin si “të paprecedentë” dhe njoftoi se po zhvillon një hetim...
Burimi:
javanews.al