Tek Arsenal s’po gjen shumë hapësira, Barcelona synon mbrojtësin e “topçinjve”për merkaton e janarit

Tek Arsenal s’po gjen shumë hapësira, Barcelona synon mbrojtësin e “topçinjve”për merkaton e janarit

6 Nëntor 2026 13:05 Telesport Mbrojtësi ekuadorian Piero Hincapié është shfaqur si një objektiv i ri për Barcelonën në prag të merkatos së janarit. Sipas ‘Mundo Deportivo’, drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, ka nisur tashmë bisedimet paraprake me përfaqësuesit e 24-vjeçarit, për të vlerësuar mundësinë dhe përmasat e një transferimi të mundshëm. Aktualisht, mbrojtësi amerikano-jugor nuk po gjen hapësirat që dëshiron tek Arsenal, ndonëse Mikel Arteta e konsideron atë një lojtar kyç për ekuilibrin taktik të skuadrës. Barcelona shpreson të përfitojë nga kjo situate. Si Deco, ashtu edhe trajneri Hansi Flick, e vlerësojnë shumë shkathtësinë e tij, pasi ai është po aq efektiv si mbrojtës qendror, ashtu edhe si mbrojtës i majtë. Pavarësisht interesimit të fortë dhe konkret nga ana e klubit “blaugrana”, marrëveshja...