Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Tej një turpi në terma humanë: kështu shteti shqiptar po i “vë minat” Shqipërisë
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në kuadër të përpjekjeve për të rritur qëndrueshmërinë kibernetike dhe për të ndërtuar partneritete strategjike ndërkombëtare, ka pritur një delegacion izraelit në një ëorkshop dedikuar bashkëpunimit teknik dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në fushën e sigurisë digjitale, raporton TRT Global. Lajmi vijon: “Drejtori i përgjithshëm i AKSK-së, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi me partnerët izraelitë, duke e cilësuar si thelbësor për krijimin e një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm të sigurisë kibernetike në Shqipëri. Sipas tij, përvoja dhe mbështetja që Izraeli ka ofruar në hartimin e strategjive dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale është një model i suksesshëm që i shërben sigurisë kombëtare. Ndërkaq, ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, gjatë fjalimit...