Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Teherani ishte vetëm disa javë larg bombës bërthamore”, Shtëpia e Bardhë: Sulmi ndaj Iranit, një sukses historik
Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar si një “sukses historik” goditjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj centraleve bërthamore të Iranit, duke theksuar se veprimi erdhi në një moment kritik për sigurinë globale. Në një deklaratë zyrtare për mediat, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se ky operacion do të mbetet në histori si një prej ndërhyrjeve më të suksesshme të SHBA-së në mbrojtje të paqes ndërkombëtare. “Sulmi ndaj strukturave bërthamore të Iranit do të mbetet në histori si një sukses i jashtëzakonshëm,” tha Leavitt. “Sipas vlerësimeve tona, regjimi iranian ishte vetëm disa javë larg prodhimit të armës së...