Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tedi Blushi gati të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë, jep dorëheqjen nga Këshillit Bashkiak Tiranë
👁9567
Tedi Blushi është gati të nisë një eksperiencë të re në karrierën politike, atë të ligjvënësit. Për pasojë, ai ka dhënë dorëheqjen nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë. “Në vijim të procesit zgjedhor të datës 11 maj 2025, në të cilin kandidova për deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas kualifikimit në listën fituese të qarkut Tiranë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë”, shkruan Blushi në kërkesën drejtuar këshilltarëve, që mban datën 30 maj. Top Channel