Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin, mbi 7 milionë euro për rinovimin e tij

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin, mbi 7 milionë euro për rinovimin e tij

Teatri Kombëtar i Kosovës ka shënuar 80-vjetorin e themelimit, duke përkujtuar tetë dekada histori, krijimtarie dhe kontributi në zhvillimin e artit skenik në vend. Me këtë rast, Posta e Kosovës ka promovuar një pullë postare kushtuar këtij institucioni, ndërsa ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se mbi 7 milionë euro do të investohen në rinovimin e teatrit.I themeluar në Prizren më 1946, Teatri Kombëtar i Kosovës ndër vite është shndërruar në një nga institucionet e rëndësishme të kulturës, duke mirëpritur breza artistësh dhe duke sjellë shfaqje që kanë lënë gjurmë në kujtesën kulturore të vendit.Në ceremoninë e organizuar për këtë përvjetor morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, kryeshefja ekzekutive e Postës së...