Teatri i ri Kombëtar po merr formë dita-ditës (VIDEO)

Teatri i ri Kombëtar po merr formë dita-ditës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. “Dhe me punën në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, që po merr formë dita-ditës, si një tjetër gur i çmuar i gjerdanit të veprave arkitektonike, të cilat do ta transformojnë kryeqytetin tonë edhe në një destinacion europian të arkitekturës bashkëkohore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.
Burimi: Kohajone.com