Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura të larta dhe bizneset marrin kredi

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura të larta dhe bizneset marrin kredi

Të varfër, por me kursime. Edhe pse shumica e qytetarëve e kanë të vështirë të përballojnë kostot e larta të jetesës në Shqipëri, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kursimet e shqiptarëve kanë arritur në rreth 1.5 trilionë lekë deri në fund të muajit korrik. “Rritja e depozitave, në fakt, është një fenomen tipik i shoqërive që, do të thoja, nuk kanë një nivel të lartë zhvillimi. Pra, në përgjithësi, shoqëritë e varfra kursejnë shumë. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Kjo shërben jo vetëm për të krijuar një mbrojtje, le të themi, nga situata të vështira, por edhe nga pasiguritë e ardhshme, të paparashikueshme. Krijohet një lloj sjelljeje kursimtare”, tha Selami Xhepa, ekspert ekonomie Në një ekonomi ku të...