Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!
Zv/presidenti i Kinës Han Zheng në Forumin e Biznesit për Zhvillimin e Gjelbër Kinë-Turqi në Stamboll bashkë me homologun e tij turk Cevdet Yilmaz, bëri thirrje për bashkëpunim më të thellë ndërmjet të dy vendeve në fushën e zhvillimit të gjelbër dhe tregtisë. Në fjalimin e tij, Han tha se marrëdhëniet Kinë-Turqi kanë ruajtur një zhvillim të qëndrueshëm nën udhëheqjen strategjike të udhëheqësve të të dy vendeve. Ai vuri në dukje se Turqia është një partnere e rëndësishme ekonomike e tregtare e Kinës në Azinë Perëndimore dhe një partnere e rëndësishme në bashkëpunimin në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”. Zv.presidenti kinez paraqiti tre propozime për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të gjelbër midis dy vendeve. Së pari, të dyja palët duhet të...
Burimi:
javanews.al