“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj: Kemi bërë 22 kërkesa, por…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të procesit gjyqësor për çështjen e “Sterilizimit”. Seanca është shtyrë për datën 2 dhjetor të këtij viti, teksa Beqaj ka folur për mediat pas përfundimit të gjyqit. Pas seancës Beqaj tha për mediat: “Vendimet e gjykatave nuk komentohen. Megjithatë nga 22 kërkesat që ne kishim paraqitur unë dhe avokatët e mi, gjykata e ndau vendimmarrjen e saj në tre grupe. Për një pjesë tha që nuk i takon gjykatës të shprehet në këtë moment, për një pjesë tha që i përkasin gjykimit të themelit, ndërsa pjesën e tretë, një pjesë të tretë e rrëzoi. Ju ishit prezent dhe nuk ka nevojë të bëjmë aritmetikën e numrave se çfarë...
Burimi:
javanews.al