Akuzohet për zhvatjen e 50 mln € përmes call center-ave, GJKKO nxjerr nga qelia Merxhan Çelikun
Merxhan Çeliku TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të nxjerrë nga burgu Merxhan Çelikun. Ditën e djeshme, gjykata endosi të ndryshojë masën e sigurisë për 32-vjeçarin e akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se zhvati 50 milionë euro përmes mashtrimit me call center. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga gjyqtari Erjon Çela, i cili ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë, të paraqitur nga Çeliku më 2 nëntor. Mësohet se, në vendimin e saj, GJKKO ka përcaktuar se 32-vjeçari duhet të qëndrojë në banesë dhe nuk lejohet të largohet prej saj. Gjykata ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi, me kusht që të mos mbahet në burg për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi. 32-vjeçari Merxhan Çeliku...
Burimi:
zeri.ai