Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Të shtënat me armë në Laç, pesë të plagosur, pamje nga vendi i ngjarjes
👁14150
Laçi është tronditur pasditen e kësaj të shtune, pasi pesë persona janë plagosur me armë zjarri. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa një grua e kanë kapur plumbat aksidentalisht pasi ishte duke shitur qirinj pranë vendit ku ndodhën të shtënat. Vizion Plus ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes. Policia në një deklaratë zyrtare bën me dije se janë shoqëruar disa persona, ndëra është shpallur në kërkim autori i dyshuar të ngjarjes, i cili është identifikuar. “Rreth orës 13:30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa...