Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 4 të plagosur
👁12769
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër. Dyshohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona ku bëhet me dije se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu nga të dhënat paraprake dyshohet se janë qëlluar djemtë e pronarit të 'Pelikani Security'. Gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli, raporton se personat e plagosur janë ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.