Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Dy të plagosur, nisen me urgjencë drejt Traumës

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Dy të plagosur, nisen me urgjencë drejt Traumës

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta këtë të enjte në qytetin e Sarandës. Sipas policisë rreth orës 15:00 në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç dhe Ernest Lama, 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Ngjarja...
Burimi: Top-Channel.tv