Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë/ Dyshohet për një të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot, në njësinë administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person. Ende nuk dihen identiteti i tij dhe gjendja shëndetësore. Forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar për rrethanat dhe shkaqet e incidentit. Hetimet pritet të zbardhin dinamikën e ngjarjes.
Burimi:
ntv.al