Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Disa persona mbetën të plagosur të hënën në mëngjes pas disa të shtënave me armë zjarri jashtë një kazinoje në Nevada të SHBA-së. Autoritetet konfirmuan se një burrë është arrestuar në lidhje me incidentin. Sipas zëdhënësit të policisë Chris Johnson, i dyshuari është dërguar në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet. Ai tha se “shumë persona u qëlluan”, por nuk specifikoi se sa persona u plagosën ose se si ishte gjendja e tyre shëndetësore. Incidenti ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit jashtë kazinosë Grand Sierra Resort dhe policia u bëri thirrje banorëve të shmangin zonën.