Të shtëna me armë në Pensilvani! 61-vjeçari vret fqinjën dhe sfidon efektivët e policisë, plagos dy prej tyre

Të shtëna me armë në Pensilvani! 61-vjeçari vret fqinjën dhe sfidon efektivët e policisë, plagos dy prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një komunitet në veri të Pensilvanisë, ku një 61-vjeçar vrau fqinjën e tij dhe më pas qëlloi ndaj oficerëve të policisë, duke plagosur dy prej tyre. Sipas autoriteteve, Carmine Faino, 61 vjeç, qëlloi për vdekje Lori Wasko, 57 vjeçe, jashtë shtëpisë së saj në zonën rurale të Thompson, rreth 260 km në veri të Filadelfias. Më pas ai hapi zjarr ndaj oficerëve të patrullës shtetërore të Pensilvanisë dhe shërbimeve të emergjencës që mbërritën në vend, raporton The Guardian. Koloneli i policisë shtetërore, Christopher Paris, deklaroi se autori përdori një armë gjysmë-automatike dhe qëlloi dhjetëra herë nga një pozicion strategjik, duke tentuar të godasë sa më shumë efektivë. Ai gjithashtu qëlloi edhe drejt një automjeti të urgjencës dhe rrëzoi një dron...