Të shtëna me armë në një pallat në Minneapolis, 3 të vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një pallat në Minneapolis, 3 të vdekur dhe 5 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qendrën e Minneapolisit në SHBA, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave më armë zjarri. Mes viktimave është edhe autori e dyshuar, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi të mërkurën në një ndërtesë banimi në qendër të qytetit. Sipas autoriteteve, mes pesë personave të plagosur nga të shtënat janë edhe tre efektivë të policisë së Minneapolisit. Të tre policët ndodhen në gjendje të qëndrueshme, sipas Qendrës Mjekësore të Qarkut Hennepin. Policia mori një telefonatë në numrin e emergjencës 911 pak pas orës 16:30, pas raportimeve për të shtëna me armë në ndërtesë. Efektivët mbërritën në vendngjarje dhe më pak se dy minuta më vonë, hynë në godinë, ku gjetën viktimat e para. Shefi...