Të shtëna me armë në Manhattan: Pesë të vdekur, përfshirë një oficer policie, autori kryen vetëvrasje

Të shtëna me armë në Manhattan: Pesë të vdekur, përfshirë një oficer policie, autori kryen vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Nju Jorkut mëngjesin e së martës, kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një ndërtese zyrash në Park Avenue, në zemër të Manhattanit, duke lënë pesë persona të vdekur, mes tyre edhe një oficer të NYPD-së. Ngjarja ndodhi në godinën me adresë 345 Park Avenue, ku ndodhen zyrat e Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL) dhe firmës së njohur të investimeve Blackstone. Autori i dyshuar është identifikuar si Shane Devon Tamura, 27 vjeç, i cili kishte udhëtuar me makinë nga Las Vegas drejt Nju Jorkut disa ditë para sulmit. Sipas autoriteteve, Tamura hapi...