Të shtëna me armë në bazën ushtarake në Georgia, informohet presidenti Trump

Të shtëna me armë në bazën ushtarake në Georgia, informohet presidenti Trump

  Shtëpia e Bardhë thotë se Trumpi është informuar për të shtënat në bazën ushtarake në Georgia Presidenti amerikan Donald Trump është informuar për të shtënat në bazën ushtarake Fort Stewart në Georgia, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. ‘Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën,’ tha ajo në një postim në X. Pesë ushtarë janë plagosur gjatë të shtënave në këtë bazë ushtarake, ndërsa i dyshuari lidhur me këtë rast është arrestuar.