Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të shtëna me armë brenda një bar-i në Spanjë, ekzekutohen dy persona
👁7240
Të shtëna me armë janë regjistruar në një bar në Spanjë, ku për pasojë humbën jetën dy persona me shtetasi skoceze. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, me orën lokale, ku një person i armatosur qëlloi disa herë në barin Moaghans në Andaluzi. Sipas autoriteteve spanjollë, autori ishte maskuar, ndërsa raportohet se pas sulmit u largua me një makinë nga vendi i ngjarjes. Në kohën e sulmit, po shfaqej finalja e ‘Champions Leauge’. Ende nuk dihet motivi i autorit të krimit. Top Channel