“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka reaguar për dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private gjatë protestave të fundit në vend. Përmes një deklarate, pala zvicerane shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e situatës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. Në deklaratë, theksohet rëndësia e së drejtës për tubim paqësor si një element thelbësor i një shoqërie demokratike. Ambasada u bën thirrje autoriteteve shqiptare të garantojnë mbrojtjen e kësaj të drejte dhe të lirisë së medias, ndërsa kërkon që forcat e sigurisë të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. “Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave...
Burimi:
javanews.al