Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Të rritesh pa fjalë: Rreziku që po injorojmë
Nga Enkeleida Kapia Jam në Potam, ulur në një verandë buzë detit. Është kohë dreke, vapë përvëluese dhe pushuesit familjarë me fëmijët e tyre janë strukur, si unë, poshtë tendës prej kashte të verandës së restorantit. Disa porosisin ushqimin, disa hanë, disa të tjerë presin. Ata që presin, të gjithë pa përjashtim, i kanë ngulur sytë tek ekranet e tyre telefonike. Një çift, ndoshta në të njëzetat, vajza me flokë të derdhur mbi supet ende të lagura nga deti, veshur me një palë pantallona të shkurtra të punuara me grep prej ku ende duket që ndrin lëkura e saj e...