Të rinjtë rrihen me shkopa bejsbolli në Tiranë, një në gjendje të rëndë

Të rinjtë rrihen me shkopa bejsbolli në Tiranë, një në gjendje të rëndë

Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Priskës. Sipas raportimeve, nga ngjarja ka edhe persona të plagosur me shkop bejsbolli. Burime bëjnë me dije se një prej të plagosurve është identifikuar si Besjan. Q., ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia e Tiranës ka nisur një aksion për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të cilët janë përfshirë në sherr.
Burimi: Javanews.al