Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Të rinjtë e Kosovës përballë papunësisë: Diploma në dorë, punë në sektorë të tjerë
👁3054
Në vend që të punojë si gjyqtar futbolli, punon si ndihmëskuzhinier. Shkëlqim Vllasaliu, 23 vjeç nga Prishtina, është një nga shumë të rinj në Kosovë që kanë vështirësi të ndërtojnë karrierë në profesionin e tyre. Përkushtimi i gjatë, qoftë me ushtrime teorike apo praktike për t’u pajisur me licencë, nuk iu shpërblye, për shkak të “shumë sfidave”. Pamundësia për t’u angazhuar në këtë profesion, rrethanat, e kanë imponuar të punojë si ndihmëskuzhinier në sektorin e gastronomisë, në një restorant në kryeqytet. “Është punë që më lehtë mund të sigurohet, kërkesat janë të mëdha në këtë sektor”, thotë Shkëlqimi. Më 1...