‘Të paligjshme dhe agresive’ – Irani dënon sulmet amerikane ndaj cisternave të naftës
Irani dënoi ashpër sulmet amerikane ndaj tre tankerëve iranianë të naftës bruto të shtunën si "të paligjshme dhe agresive", duke akuzuar Uashingtonin për kryerjen e sulmeve si pjesë e një bllokade detare dhe lufte ekonomike kundër vendit. "Këto veprime të paligjshme dhe agresive, të kryera në vazhdim të agresionit ushtarak amerikan kundër Iranit dhe si pjesë e bllokadës së saj detare dhe luftës ekonomike kundër atdheut tonë, përbëjnë një shkelje të qartë të Nenit 2, Paragrafi 4 të Kartës së OKB-së, një krim lufte dhe një kërcënim të qartë për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë e transportit tregtar", tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë. Ministria theksoi vendosmërinë e Iranit për të “mbrojë me vendosmëri sovranitetin dhe interesat e tij kombëtare”, kundër asaj që e...
Burimi:
syri.net