Të paktën 39 viktima nga përplasja e trenave, çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor në Spanjë
Të paktën 39 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit, në provincën e Kordobës, në Spanjë. Aksidenti shkaktoi edhe dhjetëra të plagosur, ndërsa hetimet u përqendruan te shkaqet që çuan në daljen nga shinat të njërit prej trenave. Sipas raportimeve paraprake, treni i kompanisë Iryo, që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit, doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër të kompanisë shtetërore Renfe, i cili po lëvizte në drejtim të kundërt. Përplasja bëri që edhe vagonët e trenit të dytë të dilnin nga shinat dhe disa prej tyre të binin në një terren të pjerrët. Një nga pistat që po shqyrtohej nga hetuesit ishte mundësia e një defekti në bashkimin e shinave. Sipas burimeve të cituara...
Burimi:
kohajone.com