Të paktën 21 të vdekur nga një aksident tragjik në Meksikën qendrore

Të paktën 21 të vdekur nga një aksident tragjik në Meksikën qendrore

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në autostradën midis Cuacnopalan dhe Oaxaca, në shtetin Puebla të Meksikës qendrore. Sipas mediave lokale, aksidenti përfshiu tre mjete: një kamion i ngarkuar me çimento, një autobus dhe një furgon transporti. Gazeta meksikane La Jornada raporton se aksidenti ndodhi kur kamioni i çimentos u përpoq të parakalonte një furgon, duke kaluar në krahun e kundërt dhe duke u përplasur fillimisht me një autobus e më pas me furgonin përballë. Më pas, kamioni përfundoi në një humnerë dhe shpërtheu në flakë. Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit...
Burimi: Syri.net