No Image Available

TE NGRIHEMI NE KEMBE, RAMA E KA VENDIN NE QELI

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përjashtuar mundësinë e bojkotit të Parlamentit, duke argumentuar se një vendim i tillë do të ishte në favor të kryeministrit Edi Rama. Berisha deklaroi se opozita duhet të vijojë përballjen politike dhe institucionale me mazhorancën, ndërsa grupi parlamentar i PD-së, sipas tij, duhet të japë një reagim të fortë brenda Kuvendit. “Sot lipset që PD të ndërmarrë gjithë përpjekjet e saj për largimin e Ramës dhe regjimit të tij. Për përmbysjen e këtij regjimi. Koha fton sot çdo demokrat dhe demokrate, të gjithë mbështetësit tanë, të ngrihen në këmbë dhe me të gjitha mjetet demokratike të përballen me këtë regjim”, u shpreh Berisha. Duke folur për mundësinë e bojkotit të Parlamentit, kryedemokrati e cilësoi atë...