Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i Qeverisë
👁9259
Të moshuarit shqiptarë do të marrin pension të 13-të. Sipas Dokumentit Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025-2030, të cilin e ka siguruar A2 CNN, rezulton se qeveria planifikon që ky objektiv të arrihet brenda vitit 2030. Ky plan kombëtar për moshën e tretë do të përgatitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe e koordinuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH). Plani i Veprimit për Personat e Moshuar 2025-2030, synon të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës...