TE GJITHE NE RRESHT/ REFORMA E TERRITORIT MIRATOHET ME 85 VOTA

TE GJITHE NE RRESHT/ REFORMA E TERRITORIT MIRATOHET ME 85 VOTA

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar reformën e re territoriale me 85 vota pro, duke i hapur rrugën një riorganizimi të gjerë të pushtetit vendor dhe ndryshimit të hartës administrative të vendit. Partia Socialiste siguroi të gjithë votat e grupit të saj parlamentar, ndërsa tre votat e tjera erdhën nga deputetët e Tom Doshit. Në këtë mënyrë, mazhoranca kaloi pragun prej 84 votash, të nevojshëm për miratimin e reformës. Ajo që ra në sy gjatë votimit ishte mbështetja e plotë e deputetëve socialistë, përfshirë edhe Erion Braçen dhe Elisa Spiropalin, të cilët gjatë debateve parlamentare kishin dalë hapur kundër mënyrës se si ishte konceptuar reforma. Braçe kishte kritikuar mungesën e transferimit real të kompetencave te pushteti vendor, ndërsa kishte deklaruar se kryeministri Edi Rama e kishte...