‘Të gjithë janë dakord që kjo luftë duhet të përfundojë’, takimi Witkoff-Putin, Trump: Bisedë jashtëzakonisht produktive

‘Të gjithë janë dakord që kjo luftë duhet të përfundojë’, takimi Witkoff-Putin, Trump: Bisedë jashtëzakonisht produktive

Takimi i sotëm midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ishte “jashtëzakonisht produktiv”, bëri të ditur presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social. “Është bërë përparim i madh”, theksoi Trump, i cili shtoi gjithashtu se ka informuar për rezultatet edhe disa prej aleatëve evropianë. Ai përsëriti se lufta duhet të përfundojë dhe se në ditët dhe javët e ardhshme “do të punojmë për këtë çështje”. Në postimin e tij, Trump shkruan: “I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo zhvilloi një takim jashtëzakonisht produktiv me presidentin rus Vladimir Putin. Është bërë përparim i madh! Më pas informova disa nga aleatët tanë evropianë. Të gjithë bien dakord se kjo luftë duhet të përfundojë, dhe...