Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Të gjithë e kemi dëgjuar këngën e Hajredin Pashës. Por a ia dini historinë?
Në Dibër, populli ngjarjet historike i ka përjetësuar në këngë. Të parët tanë, të cilët nuk dinin shkrim e këndim, nëpërmjet këngëve ruanin historinë. Një pjesë e tyre, gjatë kohës, humbën aktualitetin, u zbehën e mbetën rrugës. Por, në Dibër e jashtë saj, është një këngë që nuk harrohet. Kjo këngë, për 170 vite me radhë, ka ruajtur freskinë, duke u kënduar nga brezi në brez. Është një këngë që, edhe brezat e sotwm, kur e dëgjojnë, krenohen me të kaluarën e parëve të tyre. E kjo është kënga e famshme që i kushtohet luftës kundër gjeneralit famëkeq turk, Hajredin Pashës, më 1844. Historia tregon se Hajredin Pasha, komandant turk, pësoi disfatë në luftë me shqiptarët, në mesin e shekullit XIX. Në betejën e vitit...