“Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…”- Historia e panjohur e vrasjeve në Mirditë

“Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…”- Historia e panjohur e vrasjeve në Mirditë

Dashnor Klaoçi Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së ndodhur në 12 prillin e vitit 1950 në vendin e quajtur Ujë Lurth të krahinës së Mirditës, ku një grup i rezistencës antikomuniste, i përbërë nga: Preng Dod Gjini, Mark Mëlyshi, Luk Prend Zefi, Ndre Mark Nika, Ndue Lala, Pjetër Gjini, Nikoll Jaku, Mark Jak Lurthi, Preng Marka Brozi dhe Gjin Kros Buna, u rrethuan nga repartet speciale të Forcave të Ndjekjes që ishin nën urdhrat e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Mirditës, kapiten Sul Manokut dhe pas gjashtë orë përpjekje të armatosur në mes tyre, mbetën të vrarë gjashtë pjesëtarë të grupit të rezistencës antikomuniste, ndërsa katër të tjerë mundën të çanin rrethimin dhe të largoheshin prej aty. E...