‘Të futen të rinjtë në sistemin e drejtësisë’, Berisha: Po shtohet numri i dosjeve

‘Të futen të rinjtë në sistemin e drejtësisë’, Berisha: Po shtohet numri i dosjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të dosjeve të pazgjidhura në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Gjatë një tryeze diskutimi mbi Reformën në Drejtësi, Berisha tha se numri i çështjeve gjyqësore është rritur nga 130 mijë në 150 mijë dhe se situata mund të përkeqësohet nëse nuk ndërmerren masa. Një nga problemet kryesore, sipas Berishës, është mungesa e të rinjve në sistemin e drejtësisë, për shkak të një barriere burokratike të quajtur “shkolla Rakipi”. Ai e cilësoi këtë shkollë si një mekanizëm që pengon të diplomuarit në drejtësi të bëhen gjykatës apo prokurorë. “Sot janë qindra, në mos mijëra, shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Shqipërisë, Europës dhe botës, por që nuk futen dot në...