Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të bllokuar nga raketat, katër shqiptarë të tjerë evakuohen nga Izraeli, reagon Hasani
Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani njofton se në orët e fundit janë evakuuar 4 qytetarë të tjerë që ishin bllokuar në Izrael, për shkak të pezullimit të fluturimeve dhe bllokimeve të porteve. Hasani informon se shqiptarët u evakuuan përmes Jordanisë dhe Egjiptit dhe për këtë arsye falënderon autoritetet e këtyre vendeve. “4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojmë autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare...