Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur
Artizanët e Pazarit të Gjirokastrës po përshtatin çdo ditë ofertën e tyre për vizitorët që vijnë nga e gjithë bota, duke ruajtur thelbin tradicional dhe duke u rikthyer te motivet e vjetra të qytetit, portat, sëndukët, odat dhe tavanet gjirokastritë ndër zërat më të spikatur të këtij transformimi është mjeshtri i drugdhendjes, Anastas Petridhi. “Kam 40 vite në këtë profesion. Fillimisht punoja për hobi, më pas si profesionist në ndërmarrjen artistike të Gjirokastrës. Më vonë emigrova për disa vite, por u ktheva, sepse siç thonë, “guri i rëndë në vend të vet”, shprehet Anastas Petridhi drugdhendës. Sot, bashkë me familjen...