Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për 6-mujorin 2025

Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për 6-mujorin 2025

Të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme janë në rritje për gjysmën e parë të këtij viti.Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Shoqatën Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.Të ardhurat nga ky tatim janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rritja e të ardhurave mund të jetë një tregues i tërthortë i ecurisë së shitjeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e të ardhurave tregon rritjen e bazës së tatueshme, që mund të vijë nga rritja e transaksioneve të shitblerjes, por edhe nga rritja e çmimeve.Të ndara sipas...